LeEco është një nga kompanitë e cila po arrin të zhvillohet me hapa të shpejtë në Kinë,por që tani po fuqizohet më tepër edhe në SHBA.Kompania ka konfirmuar formalisht se shumë shpejt do të jetë edhe në Shtetet e Bashkuara, duke prezantuar për ta teknologji të fundit. Nëse do të donit të dinit më shumë se çfarë është e aftë të ofrojë LeEco, mund të përmendim se mund të ofroj gjithçka duke filluar nga televizorët e deri tek makinat elektronike. Duke theksuar faktin që ofron një gamë të gjërë prodhimesh , shpesh në media është cilësuar si “Googli “ i Kinës. Gjithashtu sukses të arritur ka patur edhe me prodhimin e telefonëve të zgjuar të cilat ofrojnë specifika mjaftë të mira si dhe me një çmime të cilat konkurojnë tregjet rivale. Kompania së fundmi sapo ka siguruar kompanine Tv Vizio, dhe së shpejti konsumatorët do të marrin shumë prej prodhimeve të tyre. LeEco investoi 1.08 bilion $ për të përmirësuar një makine ellektronike sportive. Por nuk dihet shumë rreth kësaj të fundit. Projektet e kësaj kompanie janë të shumta por do të jepet mundësia për të mësuar më shumë për të në eventin që ajo do të mbaje ne 19 tetor, San Fransisko. Kompanai ka njoftuar se do të sjell teknologji të reja duke përfshirë këtu dy pajisje Android si dhe katër televizorë Android. Telefonët e zgjuar përfshijnë Le Max2 dhe Le S3 ndërkohë që televizorët LeEco Super4 X43 Pro, LeEco Super4 X55, LeEco Super4 X65, and LeEco uMax85 TV. source https://krokodili.al/elektronike/ngjarja-e-madhe-e-cila-do-te-sjell-teknologjite-e-reja-nga-leeco/ via Blogger Ngjarja e madhe e cila do të sjell teknologjitë e reja nga LeEco.
0 Comments
Xiomi ka patur një strategji që ka funksionuar më së miri për kompanitë e saj në Kinë, duke limituar shitjet e prodhimeve të saj me pakicë. Por mesa duket së fundmi kjo kompani e madhe e prodhimit e teknologjive ka vendosur të shpërndajë teknologjitë e saj edhe në treg të thjesht, duke i ardhur kështu më pranë klientëve të saj. Xiaomi ka planifikuar të vijë me qindra dyqane të tjerë. Së fundmi ka çelur dyqanin më të ri jashtë Kinës. Dyqani më i ri është i vendosur në Singapor ’’Mi HomeStore’’ dyqani i Xiaomit në Singapor, u sjell klientëve mundësinë ti shohin pajiset Xiomit përara se të vendosin të shpenzojnë para për to . Dyqani ’’Mi’’ është vendosur në Singaoor Suntec city mall. Ai shet telefonë të zgjuar si dhe aksesorë të tjerë elektronik, por që nuk do të përmbajë prodhime të televizorëve. Xiomi mendon të përdorë të njejtën strategji edhe për vendet e tjera në mynyrë që të përmirësoje performancën e saj në tregjet ndërkombëtare. source https://krokodili.al/elektronike/singapori-feston-ardhjen-e-xiaomi-t/ via Blogger Singapori feston ardhjen e Xiaomi-t. Prodhuesit e makinave duket se po e marrin seriozisht konkurencën për të ndërtuar makina elektronike.Shumë prej sipermarrësve kanë konfirmuar se së shpejti do të kenë plane për të prodhuar makina elektronike.Maserati është një nga të listuarit. Një divizion i Fiat chrysler ka konfirmuar se makina elektrike Monserati ka për të ardhur në vitin 2020. Maserati është një prodhues makinave i cili në fillim lëshoi vetëm makina luksoze.Makinat e tyre bëhen për klientë të vecantë të cilët nuk e kanë problem të paguajnë për lukse të tilla. Maserati ,makina elektronike do të jetë makina e dytë e tillë pas Fiat Chrysler. Përkrah saj do të qëndroi edhe modeli i parë i këtij lloji Fiat 599, e cila ka qëne ne dispoicion në një sasi të limituar. Fiat Chrysler dhe inxhinieri i saj Roberto Fedeli konfirmoi në një intervistë se po punojnë në një makinë të gjithën elektrike. ”Mendoj se do të tregojmë diçka të mirë përpara vitit 2020 ,ndoshta kjo gjë mund të behet realitet edhe në vitin 2019” :tha ai duke shtuar se kompania po punon shumë për një mkinë e cila do të mund të tregohet në vitet e ardhshme. source https://krokodili.al/auto/makina-elektronike-e-maseratit-do-te-jete-gati-ne-2020/ via Blogger Makina Elektronike e Maseratit do të jetë gati në 2020. Kopania Intex e cila operon në Indi, është kompani e ndërtuar në vitin 1996.Kjo kompani është e njohur për synimet e saj për të përmirësuar kualitetin e jetës së njerezve me anë të teknologjive të reja. Kjo Kompani kohët e fundit ka vendosur të bashkëpunoje me mRuppe për të sjellë kështu portofolin e ri elektronik “intex MyWallet”. Ky portofol do të mund të lehtësoj pagesat e faturave si dhe do të rimbursohet sërisht. Programi i ri i cili do të sillet, do të mundësoje pagesën e faturave, shkëmbimin e parave ,blerje online por edhe mundësi te tjera mjaft të mira si prerjen e biletave të autobusit.Por si mendoni sikur edhe biletën për të parë një film ta prisni që nga shtëpia juaj ? Microsoft Max ka gjithashtu një portofol telefonik të tillë të quajtur”Udio” në një bashkëpunim me Transerv dhe Visa. Intex gjithashtu do të mund të përmbaje një kartë të zgjuar SD e cila është një platformë e mirë për menaxhimin e këtij programi. source https://krokodili.al/applications/portofoli-elektronik-intex-mywallet/ via Blogger Portofoli elektronik “Intex MyWallet” Reliance digjital ka nxjerre në Indi telefonin e ri të zgjuar, Lyf Flame 7S. Kjo pajisje ka një çmim prej 3.499 Rs dhe do të mund të gjendet për tu porositur online në Reliance.Telefoni ka një kapacitet 4 inç për ndjeshmërinë si dhe rezolucion WVGA (480×800 pixels).Pajisja do të mbulohet nga një lloj xhami asahi Dragontrail, në mënyrë që ta mbroj pajisjen nga dëmtimet e mundshme. Flame 7s do të lundroje në Android Lollipop 5.1 dhe do të fuqizohet nga proçesori Quad-core Speadtrum 1.5GHz, i cili vepron me 1GB RAM. Telefonini i zgjuar do të vije me një hapësirë 8GB hapsirë të brëndshme si dhe me nje kartë SD për ta çuar hapsirën deri ne 32GB. Kjo pajisje do te fuqizohet edhe nga një bateri e levizshme Lithium -ionik. Gjithashtu e instaluar është edhe kamera e tij e cila ka një rezolucion 5M piksel me një flesh Led,si dhe 0.3 MP në kamerën e përparme për të kapur foto të tjeshta. Per sa i përket mundësive të lidhjeve dhe shkëmbimeve të informacioneve telefoni përmban 4G volte, opsione si bluetooth 4.0, USB Microsoft 2.0 si dhe GPS. Lyf Flame 7S do të mund të gjendet në 2 ngjyra të ndyshme, në të kuqe si dhe në atë të zeze. source https://krokodili.al/inventions/leshohet-ne-shitje-telefoni-lyf-flame-7s/ via Blogger Lëshohet në shitje telefoni, Lyf Flame 7S Shazam ka nisur një version të ri të programit te tij, Lite në pajisjet Android. Ky program është mjaft i ngjashëm me programet Facebook dhe Messenger Lite. Programi Shazam Lite është në dispozicion vetëm për Android dhe kjo kërkon hapësirë më të limituar në krahasim me Shazamin e duhur. Shumica e përdoruesve kanë hapësirë të kufizuar për të ruajtur të dhënat në telefonët e tyre, kështu programet Lite punojnë në favor të tyre. Edhe pse kjo mund të përshkruhet si një version më i zbutur i programit të duhur Shazam, ai është ende i aftë për të kryer veprimin për kërkimin e këngëve të pëlqyera . Përdoruesit thjesht duhet ta shkarkojnë programin Shazam Lite kur ata kanë nevojë për të identifikuar një këngë. Programi është gjithashtu i aftë për njohjen e muzikës ndërkohë që telefoni është shkëputur nga interneti.Rezultatet e kërkimit te këngëve mund te ruhen dhe përdoruesit do të mund ti gjejnë ato lehtësisht . Programi, Shazam Lite kërkon më pak se 1MB hapësirës ,i cili është ideal për përdoruesit. Fakti që ky programi nuk ka nevojë për më shumë hapsirë do të thotë se mund të instalohet lehtë edhe në pajisjet më të vjetra Android, të cilat nuk kanë një sasi të konsiderueshme të RAM. Shazam do të lëshoje një version anglisht të këtij programi në Vietnam, Indonezi, Indi, Nigeri, dhe Filipinet.Ai gjithashtu do të nxjerrë një version spanjoll në Venezuelë. source https://krokodili.al/applications/shazam-tashme-me-versionin-e-tij-te-ri-shazam-lite/ via Blogger Shazam tashmë me versionin e tij të ri, Shazam Lite. Nëse ju pelqejne orët e zgjuara,ju mund të jeni të interesuar për të mësuar për Kickstarter,kjo e fundit ka njoftuar se ora e re e zgjuar Pebble 2 është gati për tu porositur. Pebble 2 përvec matjes së rrahjeve të zemres, gjithashtu do të vijë me karakteristika të tjera për të gjithë ata që janë të apasjonuar pas stërvitjes dhe palestrës. Kjo do të thotë që ora e zgjuar do të jetë në gjëndje për të numëruar numrin e hapave si dhe sasinë e kalorive që janë djegur.Por gjithashtu ajo ka edhe aftësinë për të zbuluar nëse ju jeni jashtë për një shëtitje të shkurtër. Pebble 2 ,do të jetë në gjëndje për të mbledhur të dhënat që ka ruajtur platforma shëndetësore në telefonin tuaj te zgjuar të tilla si Google Fit ose HealthKit Apple. Pebble 2 , gjithashtu do të mund të shfaq njoftimet dhe alarme nga telefoni juaj. Përveç Pebble 2 është shpallur edhe një version akoma me i thjesht i cili mat rrahje të zemres, Pebble 2 SE . Të dyja këto pajisje do të vijnë në nje cmim prej 129$. source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/pebble-2-ora-e-zgjuar-per-te-apasionuarit-pas-palestres/ via Blogger Pebble 2 ,ora e zgjuar për të apasionuarit pas palestrës. Pajisja Amazon Echo si dhe platforma e saj e zërit Alexa, është në gjëndje të kryeje një sëre veprimesh në të njëjtën kohë. Kjo pajisje mund të lexoj të rejat më të fundit, mund tju lajmëroj nëse ka trafik,mund të tregoj parashikimin e motit, madje mund të porosisë edhe pica kur ju jeni të uritur . Pajisja Amazon Echo përmban një larmishmëri veprimesh të cilat mund ti bëje ndërkohë që ju jeni duke dëgjuar muzik. Tani kjo paisje do të kryej edhe veprime akoma më të vështira siç mund të jetë edhe kontrollimi i makinave BMW. Amazon Echo mund të hap dhe mbyll dyert e kësaj makine por gjithashtu mund të ofroje shërbime të tilla si kontrollimi i nivelit të karburantit në makine apo edhe gjëndja e baterisë. Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë ata të cilët i harrojnë celësat në shtëpi, por edhe për ata të cilët duan të kursejne sa me shumë kohë . ”Me aftësinë e BMW për tu lidhur me Alexa në SHBA, përdoruesit e këtyre makinave për herë të parë do të jenë të aftë të kontrollojnë makinën e tyre personale nga shtëpia .Ky bashkëpunim është një hap më tej për të përmirësuar shërbimet dixhitale’’, është shprehur presidenti për modelet dhe shërbimet dixhitale të BMw ,Dieter May Por duhet të theksohet se BMW nuk është i pari që ka lidhur Alexa në sistemin e saj . Hyundai e ka bërë atë më parë, por dhe Ford pritet gjithashtu për ta mbështetur këtë sistem në fund të vitit. Kjo është nje ide e cila pritet të fymëzoje të gjithë prodhuesit e makinave. source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/amazon-echopajisja-e-cila-mund-te-kontolloj-bmw-n/ via Blogger Amazon Echo,pajisja e cila mund te kontolloj BMW-n. Të gjithë i kanë parë filmat fantastiko-shkencore në të cilin kriminelet apo hajdutët e mëdhenj të bankave janë kapur në sajë të përdorimit të teknologjisë së njohjes së tipareve të fytyrës. E gjithë kjo mund te kthehet në një realitet shumë shpejt. Sipas propozimit te Guvernatorit Andew Cuomo , ai ka në plan të instaloje kamera dhe sensorë të njohjes së fytyrave në ura apo tunele. Duke e vendosur këtë teknologji në një qytet të madh siç është ai i Nju Jorkut, kapja e kriminëleve do të jetë më e lehtë. “Në çdo kalim, dhe në vënde si mbi ura dhe tunele, do të instalohen kamera të avancuara me sensorë te cilat do të lexojne targat e makinave. Jemi duke testuar programin e pajisur me njohjen e tipareve te fytyres. Këto teknologji do të zbatohen në të gjithë aeroportet dhe në vendet e levizjes tranzitit , duke përfshirë këtu edhe kompleksin Penn-Farley”, ka shkruar në një postim në faqen e tij të uebsajtit guvernatori. Ajo që mbetet për tu theksuar është se njohja e fytyrës me anë të teknologjisë është ende larg nga e përsosura. Problemi qëndron në faktin se është e veshtire njohja e ngjyrës së lëkurës. Por kjo gjë mbetet për tu rregulluar me kalimin e kohës. source https://krokodili.al/applications/nju-jork-kerkon-te-instaloje-teknologji-te-njohjes-se-tipareve-te-fytyres/ via Blogger Nju-Jork kërkon të instalojë teknologji të njohjes së tipareve të fytyrës Shpërthimet e baterisë së Samsung-ut duket se nuk paskan të mbaruar. Sipas raportimeve të gazetës “The Verge “një avjon i linjes Southwest Airline ka anulluar fluturimin pasi një Galaxy Note 7 fillojë të nxirrte tym në xhepin e një pasagjeri. Problemet e Samsung Note 7 janë tashmë të njohura por Samsung-ut i duhet tashmë të paguaj sërisht faturën që do kërkojnë pronarët e modelit aktual për të zëvëndësuar për herë të dytë më një model më të sigurt përsëri. Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, telefoni ishte i këmbyer. Pasagjeri konfirmoj se telefoni i tij ishte zëvëndësuar më date 21 Shtator, gjithashtu këtë gjë e konfirmon edhe fusha e zeze e telefonit si dhe ikona jeshile e baterisë. Pajisja filloj të nxirrte tym në avjonin e linjës Southwest Airlines me numër fluturimi 944 e cila fluturonte nga Louisville për në Baltimore.Kjo gjë ka shkaktuar një evakuim të plotë të pasagjerëve si dhe të personave që ndodheshin në portën hyrëse. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi dolën nga avioni në mënyrë të sigurtë dhe nuk u raportuan të lënduar nga ky icident. source https://krokodili.al/samsung/a-eshte-samsung-note-7-i-sigurt/ via Blogger A është Samsung Note 7 i sigurt? |
Details
AuthorWrite something about yourself. No need to be fancy, just an overview. Archives
February 2021
Categories |